Lajme
Sulmet derisa Shefi i OKB’së ishte në Kiev, reagon Zelensky
Demokracia
07:40 | 29 Prill 2022

Share:

Dy shpërthime goditën kryeqytetin Kiev, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ishte në qytet për bisedime me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Sipas zëdhënësit të tij, një nga raketat që goditi Kievin të enjten ishte pranë hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë.

Raketa goditi një orë pasi Antonio Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt, tha zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS Neës. Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishte në hotel në atë moment.

“Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer në Kiev, u trondita kur u informova se dy raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem”, deklaroi Guterres.

“Kjo është një luftë dramatike, dhe ne absolutisht duhet t’i japim fund kësaj lufte dhe absolutisht duhet të kemi një zgjidhje për këtë luftë.”

Zyrtarët ukrainas kanë dënuar sulmin me raketa të Rusisë në Kiev të enjten mbrëma, i cili ndodhi teksa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres po përfundonte një vizitë në kryeqytetin ukrainas. Sipas tyre, disa persona u plagosën në sulmin me raketa të Rusisë

Presidenti Volodymyr Zelensky, në video-mesazhin e tij të përditshëm, tha se “sot, menjëherë pas përfundimit të bisedimeve tona me Guterres në Kiev, 5 raketat ruse fluturuan në qytet. Kjo tregon shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale, në lidhje me përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata. Prandaj kërkon një përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme”./A2cnn

Të ngjashme