Mediat kanë raportuar për një zjarr në qytetin rus, Shën Petersburg.
Pamjet, të shpërndara nga grupi evropian i lajmeve Visegrad 24, tregojnë shtëllunga tymi që ngrihen mbi qytet.
Nuk dihet ende se cili është shkaku i zjarrit ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
Dje, një zyrtar i lartë ukrainas tha se sulmet me dron në tokën ruse do të rriteshin.
Massive fire in St Petersburg today.
More fires are expected in Russia in the coming months as Ukraine ramps up its production of long-range suicide drones.
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 2, 2023
Sulmet e fundit të tilla treguan se lufta në Ukrainë po kalonte gradualisht në Rusi.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.