Lajme
Sulm me thikë e pushkë gjahu në Japoni, vriten dy policë dhe një grua
Demokracia
14:52 | 25 Maj 2023

Share:

Tre persona, dy prej të cilëve kanë qenë efektivë policie kanë mbetur të vrarë në një sulm me thikë që ndodhi këtë të enjte në Japoninë qendrore.

Policia mori një telefonatë në orët e vona të pasdites ku iu komunikua se një “burrë kishte goditur me thikë një grua”.

Një zyrtar i policisë së qytetit Nakano tha për CNN se kur oficerët shkuan në vendngjarje, burri shkrepi një pushkë gjuetie duke goditur katër persona, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të fshihej në një ndërtesë.

Fillimisht transmetuesit publik NHK njoftoi se një grua u dërgua në spital ku më pas u konstatua e vdekur. Më vonë u sqarua se edhe dy policë vdiqën, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

NHK raportoi se i dyshuari kishte veshur një kapele kamuflazhi, sipër dhe fund me syze dielli dhe një maskë.

Nakano City u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Dhuna me armë është jashtëzakonisht e rrallë në Japoni. Vendi ka një nga nivelet më të ulëta të krimeve me armë në botë për shkak të ligjeve të tij jashtëzakonisht të rrepta për kontrollin e armëve.

Megjithatë, Japonia u trondit nga të shtënat me armë që i morën jetën kryeministrit Shinzo Abe vitin e kaluar.

Ai u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi për fushatën elektorale në Nara./A2news

Të ngjashme