Sport
Suksesi historik në Kupën e Botës, pamje nga festa e madhe në Marok pas fitores kundër Spanjës
Demokracia
19:58 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Kombëtarja e Marokut ka shkruar historinë e saj duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Këtë sukses Maroku e arriti falë triumfit kundër Spanjës pas ekzekutimit të penalltive.

Festa për këtë të arritur ishte shumë e madhe në stadium nga futbollistët dhe tifozët e shumtë.

Festë të madhe natyrisht se kishte edhe në shtetin afrikan, atje ku mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qyteteve, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Në Knitra të Marokut mijëra njerëz kanë “pushtuar” rrugët duke ndezur edhe fishekzjarre.

Mëposhtë mund të shihni pamjet nga festa e marokenëve në Maroku./Demokracia.com/

Të ngjashme