Lajme
Suedia akuzon Greta Thunbergun për bllokimin e portit të naftës
Demokracia
15:30 | 06 Korrik 2023

Share:

Aktivistja e klimës, Greta Thunberg, do të dalë në gjykatë në korrik e akuzuar për “mosbindje ndaj policisë” gjatë një proteste, kanë thënë prokurorët suedezë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

20 vjeçarja Thunberg iu bashkua një grupi protestuesish të rinj në qershor që bllokonin cisternat e naftës në një port në Malmö. Policia tha se ajo refuzoi të largohej kur iu kërkua.

Ajo mund të përballet me një dënim prej gjashtë muajsh burg ose një gjobë.

Grupi Ta Tillbaka Framtiden ose Reclaim the Future bllokoi portin e Malmös për gjashtë ditë në qershor. Disa protestues u ngjitën në majë të cisternave të naftës.

Të ngjashme