Lajme
Diplomacia në kolaps, Gërvalla pret nga studentë pa asnjë përvojë ta promovojnë Kosovën
Demokracia
20:58 | 20 Dhjetor 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jaashtme dhe Diasporës për të promovuar diplomacinë po angazhon njerëz pa asnjë përvojë pune. 

MPJD e Donika Gërvallës e ka shfrytëzuar Programin për Diplomaci Qytetare për t’i rehabilituar mbështetësit e vet dhe fëmijët e tyre.

Sikur Gani Jakupi që nuk e di askush se çfarë bënë, njëjtë edhe studentët e pa përvojë pritet ta promovojnë diplomacinë e Kosovës, e cila është tërësisht e pavërejtshme.

Gërvalla prezanton kryetarin e Guxo në Gjermani mes bursistëve të programit të Diplomacisë Qytetare

Sot me shumë zhurmë, Gërvalla ka prezantuar 23 të rinj pa pikë përvoje, që po u besohet promovimi i diplomacisë publike.

Ministrja Gërvalla iu uroi mirëseardhje bursistëve dhe theksoi rëndësinë e programit, duke e cilësuar atë si shumë të suksesshëm. Ajo vuri në pah përvojën e fituar gjatë vitit të kaluar dhe rezultatet e sjella nga gjenerata e parë e bursistëve, të angazhuar në MPJD gjatë vitit 2022-2023, një pjesë prej të cilëve tashmë kanë vendosur të mbeten në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre nëpër institucione të ndryshme.

Kurse, zëvendësministrja Gashi tha se Programi për Diplomaci Qytetare, jo vetëm që do t’i ofrojë këtë mundësi të angazhimit të profesionistëve të rinj nga diaspora, por njëherit synon të krijojë mundësi, që kuadrot tona në diasporë të përfshihen drejtpërdrejtë në institucionet e politikbërjes dhe vendimmarrjes në vendin e origjinës.

Disa prej këtyre të angazhuarve janë përkrahës të Listës Guxo, ndërsa disa të tjerë, sipas burimeve brenda MPJD-së, fëmijë të njerëzve që i kanë mbështetur më herët.

Të ngjashme