ShowBiz
Stresi: Vedatin e njoh vetëm nga TV, ai nuk e din që unë kam bërë burg për të shkuar tek Kejsi
Demokracia
22:27 | 31 Janar 2023

Share:

Pas debatit të nxehtë që ndodhi mbrëmë në mes të Vedatit dhe Stresit, ky i fundit ka folur rreth tij edhe sot, veç se jo me humoristin që ishte protagonist i bisedës, por me Andin.

Stresi, i cili mbrëmë edhe publikisht ka treguar në detaje problemin shëndetësor të ish gruas së tij, Kejsit, për të cilën tha se “vuan nga dy tumore në kokë”, ka thënë për Vedatin, se e njeh vetëm nga televizioni.

“Vedatin nuk e njoh, përpos televizorit dhe ‘YouTube’, respekt dhe burrë i mirë më duket, i sjellshëm dhe kështu. Nuk i din detajet, unë kam bërë burg të shkoj atje. Nuk jam duke shkuar në Bullgari as në Rumani, është fjala për një kontinent tjetër”, ka thënë Stresi.

Me anë të këtyre komenteve, Stresi ka lënë të kuptohet se në planet e tij është udhëtimi drejt Kanadasë, atje ku edhe jeton ish partnerja e tij, Kejsi.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024