ShowBiz
Stresi i penduar për zënkën që dikur kishte me MC Kreshën: E bëra për dikë tjetër, ishte gabim fatal
Demokracia
09:03 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Big Brother VIP Kosova tashmë është kthyer në një nga formatet televizive më të komentuara.

Në ditën e djeshme (e hënë), Stresi me disa banorë të tjerë kishte hapur një debat mes zënkave të artistëve.

Ai e pranoi pendimin e tij të vetëm në karrierë duke pohuar se zënka me MC Kreshën është gabimi i tij më i madh.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tha se për këtë ishin takuar edhe familjarët mes vete dhe se e gjithë kjo nisi për dikë tjetër.

“Vetëm një rast jam penduar në rapin shqiptar. Një rast që po mendohem do t’ua tregoj një histori të vërtetë shumë shpejt për MC Kreshën. Që kam bërë fërrk me të atëherë, e kam bërë për dikë tjetër, e di dhe Kreshniku shumë mirë. E kam bërë për dikë tjetër”, tha 36-vjeçari.

“Jam takuar me familjarët e tij, është takuar babai im. Njerëz intelektual. I vetmi rast që jam penduar unë Arkimed Lushaj A.k.a Stresi është që atëherë kam bërë gabimin fatal që nuk më falet dhe në koncert ma ka thyer zemrën kur tha mezi po pres që të përqafoj, ka ardhur dhe jam përqafuar me të”, ka thënë tutje Stresi.

Ndërkaq, artisti thotë se pasi u pajtua me Noizyn rregulloi raportet edhe me tre reperë tjerë.

“Kur jam pajtuar me Noizyn jam pajtuar edhe me tre repera tjerë. Ne jemi pajtuar me Kreshën por nuk jemi parë që nga ajo natë. As nuk e kam parë, dhe as nuk më ka parë. I vetmi rast që pendohem në jetë është ai rast, tjetër nuk kam bërë”.

Të ngjashme