ShowBiz
Stresi flet për “BBVK2”, çfarë ‘kritike’ ka për banorët?
Demokracia
18:34 | 23 Tetor 2023

Share:

Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi, ka qenë fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”. Ai rrëmbeu çmimin e madh në vlerë prej 160 mijë eurosh.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, reperi tha se po e përcjell edhe sezonin e dytë, pasi është kurioz për banorët e rinj. Ai theksoi që ende nuk mund të thotë se kush mund ta fitoj këtë sezonë pasi është akoma herët.

“Po jam tu e përcjellë çdo natë. Jam kurioz edhe unë me pa banorët e rinj edhe të them të drejtën është akoma herët për të folur për një fitues apo për një lider që ndodhet aty, nuk shof akoma. Është herët dmth”, tha ai.

Gjithashtu pati edhe një ‘kritikë’ për banorët pasi që sipas tij kanë nisur herët të bëjnë debate.

“Kisha theksuar që janë edhe 100 ditë edhe ka me pas sfida shumë. Mendoj që ja kanë nisur shumë herët që me pas debate mes tyre sepse kanë kohë me i zgjedh punët e shtëpisë, ma mirë kish qenë me u njoftu njëherë, javën e parë, ky është mendimi jem dhe tani me e studiu secilin edhe me tregu pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit”.

 

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024