Lajme
Stoltenberg vlerëson rolin “humanitar” të Shqipërisë në ndihmë të Ukrainës
Demokracia
13:41 | 13 Korrik 2022

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se e vlerëson rolin “humanitar” të Shqipërisë në ndihmë të Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, të cilit i përfundon mandati në shtator të vitit 2023, u shfaq falenderues sa i takon misioneve ushtarake të Shqipërisë në rajon e jo vetëm.

Ish-kryeministri norvegjez nënvizoi se në Samitin e Madrid-it u morën vendime shumë të rëndësishme lidhur me luftën në Ukrainë.

Sipas tij, kjo dëshmon se dera e NATO-s – referuar Suedisë dhe Finlandës – mbetet e hapur pasi është jetike në një kohë të paqëndrueshme sigurie.

Autoritetet shqiptare janë në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në Porto Romano, një port në ndërtim e sipër në Adriatik.

Kreu i qeverisë shqiptare zbuloi në një konferencë shtypi se Porto Romano, do të ketë një seksion tregtar si dhe një bazë detare ushtarake.

Baza ushtarake do të ndërtohet dhe do të bashkëfinancohet nga NATO dhe Shqipëria, sipas Ramës.

“Së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimet në lidhje me propozimin tonë…për instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri në Durrës”, nënvizonte kryeministri.

Në muajin maj, Rama zbuloi se qeveria e tij po i ofronte NATO-s bazën e saj detare në Pashaliman.

Pashalimani u krijua nga Moska si një bazë nëndetësesh në vitet ’50 për të pritur 12 nëndetëse pranë Vlorës, ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon.

Të ngjashme