Lajme
Stoltenberg: NATO e shqetësuar për situatën në veri, bëjmë thirrje për deeskalim
Demokracia
11:01 | 11 Korrik 2023

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një prononcim të shkurtër për media para fillimit të samitit dyditor të Aleancës Veri-Atlantike, në Vilnius të Lituanisë, ka ripërsëritur shqetësimin për situatën në veri të Kosovës, e cila mbetet e tensionuar që nga 26 maji i këtij viti, kur Qeveria e Kosovës morri vendim për të instaluar kryetarët e sapozgjedhur në komunat veriore, nën asistencën e Policisë së Kosovës, pa koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta deeskalojnë situatën dhe të shmangin çdo lloj hapi që mund të kontribuojë në rritjen e tensioneve në këtë pjesë të vendit”, tha ai fillimisht.

Për shkak të jo-stabiliteti, dhunës dhe rritjes së tensioneve, Stoltenberg ndër të tjera shtoi se NATO, përmes misionit të saj në Kosovë, KFOR-it ka rritur pranin e saj në Kosovë duke dislokuar trupa shtesë.

“NATO është prezent në Kosovë, ne i kemi trupat e KFOR-it aty të cilët po mirëmbajnë sigurinë dhe stabilitetin për kosovarët dhe etnitë e tjera që jetojnë aty”, shtoi ai.

Stoltenberg, ka thënë se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, teksa bëri thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Presidenti serb Vuciq ka thënë më 6 korrik se do të kërkojë takim me Stoltenbergun pas samitit të NATO-s në Vilnius, dhe më pas, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të situatës në Kosovë.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me [presidentin e Serbisë Aleksandar] Vuçiq dhe patjetër që jam i gatshëm të takohem. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shtensionojnë [situatën] dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën në rajon”, tha Stoltenberg.

Të ngjashme