Kuriozitete
Stili i Wes Andersonit, një prej trendeve kryesore të TikTokut
Demokracia
08:24 | 08 Dhjetor 2023

Share:

Aspektet estetike të regjisorit amerikan, Wes Anderson, janë listuar si një prej trendeve më të mëdha në TikTok për vitin 2023.

TikToku e ka ndarë raportin e përvitshëm të vet, Year on TikTok, që i zbulon trendet më të shikuara në këtë platformë.

“Këtë vit, ne fort kemi pasur qejf që të pretendojmë sikur jemi në një film të Wes Andersonit”, thuhet në raportin e TikTokut.

Për ta arritur këtë stil, përdoruesit kanë përdorur filterët, lojën me ngjyra dhe simetrinë që i karakterizojnë filmat e Anderosnit.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024