Sport
Stërvitja e rëndë e Contes te Tottenham: Lojtarët të dërmuar, Kane vjell në fushë
Demokracia
15:37 | 12 Korrik 2022

Share:

Trajneri Antonio Conte njihet nga ata që të shtrydh në stërvitje me ngarkesat e larta dhe kështu ka ndodhur edhe gjatë fazës përgatitore në Seul të Koresë së Jugut.

Nga seanca e fundit stërvitore e Tottenham, yjet e londinezëve kanë vuajtur shumë me ritmin e lartë që ka kërkuar trajneri italian, teksa Harry Kane ka vjellur në fushë, ndërsa nga ana tjetër, Heung-Min Son është dukur me energji të shteruara dhe nuk kishte fuqi as të çohej në këmbë.

Në fakt, Conte njihet për metodat e tij të ashpra në stërvitje, teksa në këtë sezon kërkon të rikthejë Spurs te suksesi, për të prekur ndoshta një nga trofetë që janë në dispozicion gjatë sezonit.

Sakaq, një tjetër faktor që ndikoi te yjet e Tottenham ishin edhe temperaturat e larta në Seul që mbërritën deri në 30 gradë celcius por me lagështirën në maksimum për këto kohë, që e rëndon ajrin dhe për pasojë gjendjen fizike të futbollistëve.

Të ngjashme