Sport
Statovci i drejtohet drejtorit të Feronikelit: Qare nuk keni pa i la borxhet, se dilni në ligën e tretë
Demokracia
10:55 | 13 Shtator 2021

Share:

Një debat i nxehtë është zhvilluar mbrëmë në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV.

Faruk Statovci, trajneri i futbollit është “përplasur” me fjalë me Artan Berishën, drejtorin sportiv të klubit të Feronikelit.

“Qare nuk i keni pa i la borxhet ndaj futbollistëve, sepse do ecni në Ligën e Tretë”, i ka thënë Statovci Berishës.

Feronikeli kishte probleme të mëdha në afatin kalimtar të verës për shkak të dënimit nga UEFA e cila ia bllokoi merkaton.

Shkaku ishte se “Nikli” nuk i kishte kryer detyrimet ndaj njërit nga ish-lojtarët e tyre. /Demokracia.com

Të ngjashme