Sport
Statistikat e “frikshme” të Ten Hag: Man United ka emëruar një trajner të “etur” për gola dhe fitore
Demokracia
14:41 | 21 Prill 2022

Share:

Manchester United edhe zyrtarisht njoftoi sot emërimin e Erik ten Hag në postin e trajnerit të skuadrës.

“Djajtë e Kuq” dhe trajneri holandez kanë nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025, me opsion edhe për një vit tjetër, shkruan Demokracia.com.

“Manchester United është i lumtur të njoftojë emërimin e Erik ten Hag si menaxher i ekipit të parë për meshkuj, subjekt i kërkesave për vizë pune, nga fundi i këtij sezoni deri në qershor 2025, me opsionin për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.

52-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Ajaxit, gjigantit holandez që nga viti 2017, ndërsa kishte kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Me klubin e madh holandez Ten Hag kishte ecuri të jashtëzakonshme të rezultateve që nga koha kur mori “timonin” e skuadrës.

Erik ten Hag ka 210 ndeshje si trajner i Ajaxit, në të cilat ka fituar 156 fitore, 25 barazimi e 29 humbje.


Mbi 400 është goldallimi i Ajaxit të Ten Hag, i cili gjithashtu u stolis me pesë trofe.

Ajaxi mbahet në mend edhe për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve para jo shumë edicioneve me Ten Hagun në krye të ekipit. /Demokracia.com/

Të ngjashme