Sport
Statistika e “frikshme” e Sassuolos në Serie A këtë edicion, “trembet” Milani për ndeshjen e fundit
Demokracia
16:26 | 16 Maj 2022

Share:

Milani i nevojitet gjithçka tjetër përveç humbjes në udhëtim te Sassuolo xhiron e fundit në Serie A për t’u stolisur me titullin e kampionit.

“Rossonerëve” i duhet vetëm një pikë për të triumfuar në kampionat pas një dekade kundër Sassuolos.

Se Sassuolo është skuadër tejet e papërshtatshme dhe problematike për “gjigantët” e ligës, e tregon edhe një statistikë e “frikshme” e cila është regjistruar këtë edicion.

Ata kanë mundur tashmë Milanin, Juventusin dhe Interin këtë sezon, madje në ndeshjet si mysafirë, shkruan Demokracia.com.

Sassuolo triumfoi 0:2 kundër Interit, kurse Milanin në “San Siro” e mposhti me dy gola diferencë 1:3.

Skuadra nga “Mapei Stadium” 1:2 e kishte mposhtur edhe Juventusin në mes të Torinos.

Sikur të mos mjaftonte me kaq, Sassuolo gjatë këtij edicioni në elitën e futbollit italian festuan edhe në ndeshjet kundër Lazios, Fiorentinës e Atalantës.

Ndeshja vendimtare e titullit të kampionit mes Sassuolos dhe Milanit luhet të dielën me fillim nga ora 18:00./Demokracia.com/

Të ngjashme