Sport
Starton në finale, Messi thyen rekordin e të gjitha kohërave në Kupën e Botës
Demokracia
14:40 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Lionel Messi do të startojë në finale të Kupës së Botës “Katar 2022” kundër Francës.

Ylli argjentinas i futbollit kësisoj do ta thyej rekordin e të gjithë kohërave në Kampionatin Botëror për më së shumti paraqitje, shkruan Demokracia.com.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë me paraqitjen kundër Francës sot, do të regjistrojë 26 ndeshje të luajtura në Kampionatet Botërore.


Para Messit këtë rekord e mbante Lothar Matthaus me 25 paraqitje, Miroslav Klose me 24 paraqitje e Paolo Maldini me 23 përballje.

Cristiano Ronaldo, rivali kryesor i Messit në karrierë ka 22 ballafaqime të luajtura në Kupën e Botës.

Stadiumi “Lusail Iconic” është arena e përballjes së madhe finale në Kupën e Botës në Katar mes Argjentinës dhe Francës./Demokracia.com/

Formacionet zyrtare: Argjentina dhe Franca zbresin në fushë me “artilerinë” e rëndë

Të ngjashme