Sport
Start i “frikshëm” për Trepçën ’89, rikthimin në elitë e nis me “gjigantët” e Superligës
Demokracia
19:15 | 24 Korrik 2022

Share:

Trepça ’89 nga edicioni i ri do të bëj gara në elitën e futbollit kosovar, pas qëndrimit për një vit në Ligën e Parë të Kosovës ku u shpall kampion në Grupin A si skuadër superiore nga rivalët.

“Minatorët” e nisin kampionatin e ri në Superligën e Kosovës më përballje shumë të vështirë në “letër”, raporton Demokracia.com.

Skuadra që tani e disa vite po drejtohet nga ish-futbollisti i mirënjohur, Shpetim Idrizi në këtë sfidat e para do të ketë punë me ekipet që siguruan plasmanin në garat evropiane edicionin paraprak.

Trepçës ’89 në xhiron e parë “konak” do t’i bëjë nënkampionia, Drita me të cilën luan në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Një javë më vonë, “Xehetarët” vizitojnë Podujevën për t’u ndeshur me Llapin e Tahir Batatinës.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të jetë mysafir i Trepçës ’89 në javën e tretë kampionale, kurse në javën e katërt, mitrovicasit luajnë në udhëtim te Gjilani.

Klubi nga Mitrovica në merkaton verore ka zyrtarizuar dy futbollistë. Bëhet fjalët për Bleon Sekiraqën dhe Erdin Dushin.

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll starton më 13 gusht me ndeshjet e para./Demokracia.com/

Të ngjashme