Auto&Tech
Starlink humb licencën në Francë për ofrimin e shërbimeve
Demokracia
23:09 | 09 Prill 2022

Share:

SpaceX ka humbur të drejtën për të ofruar shërbime me brez të gjerë të Starlink në Francë pasi gjykata më e lartë administrative e vendit ia hoqi licencën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Këshilli i Shtetit në Francë vendosi më 5 prill se rregullatori francez i telekomunikacionit ARCEP duhet të kishte të nisur një konsultim publik përpara se të autorizonte Starlink në shkurt të vitit 2021.

“Në ligj, ata normalisht duhet të ndërpresin (ofrimin e shërbimeve) menjëherë, në pritje të konsultimit publik të ARCEP”, tha një zëdhënës i Këshillit të Shtetit pas vendimit të gjykatës.

ARCEP dhe SpaceX nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

“Vendimi i kontestuar” i ARCEP për të autorizuar Starlink “ka të ngjarë të ketë një ndikim të rëndësishëm në treg për furnizimin e aksesit në internet me shpejtësi të lartë dhe të ndikojë në interesat e përdoruesve”, tha Këshilli i Shtetit, “dhe për këtë arsye duhet të konsultohej fillimisht me publikun”, shtuan ata.

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Maj 2024