Sport
Stadiumi i ri në Mitrovicë do të marrë emrin e Erion Kajtazit, ish-futbollistit që vdiq nga sulmi në zemër
Demokracia
18:02 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Trepça ’89 ka marrë vendim që stadiumi ndihmës me bari sintetik të marrë emrin e Erion Kajtazit, ish-futbollistit që vdiq pak javë më parë nga sulmi në zemër.

Ceremonia e emërimit të stadiumit do të bëhet të enjten me fillim nga ora 12:00 afër Liqenit, shkruan Demokracia.com.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe kreu i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se neser ditë e Enjte me fillim nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e Emërimit të Fushës Sintetike të Futbollit afër Liqenit në nder të ish futbollistit të KF Trepçës’89, Diamantit tonë – Erion Kajtazi.

Në ceremonin e Emërimit do të jenë të pranishëm krerët e Komunës së Mitrovicës dhe Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ju ftojmë të gjithëve që të jeni të pranishëm në emërinë e Fushës Sintetike në nder të Djaloshit të Mitrovicës, Diamantit tonë – Erion Kajtazi.

Me respekt

Presidenti i KF TREPÇA’89

z.Abedin Zeka – Beki./Demokracia.com/

Të ngjashme