Sport
Spektakël në pjesën e parë mes Realit dhe Atleticos: Katër gola, shumë aksione
Demokracia
21:05 | 10 Janar 2024

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës në mes të Real Madridit dhe Atletico Madridit me rezultat 2-2.

Ndeshja më mirë filloi për Los Cholchoneros, që kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutash me golin e Mario Hermosos që u asistua nga Antoine Griezmann.

Por, nga ky gol filloi edhe dominimi i Real Madridit që nuk pati të ndalur me gola.

Në minutën e 20-të, Luka e Modric e gjeti në mënyrë perfekte Antonio Rudigerin nga harkimi prej këndit, me gjermanin që shënoi me kokë për 1-1.

Pas vetëm dhjetë minutash nga goli i parë, madrilenët shënuan edhe të dytin, tani nëpërmjet Ferland Mendyt, që u asistua prej Dani Carvajalit.

Mirëpo, Atletico Madridi nuk u dorëzua dhe realizoi golin e barazimit në minutën e 37-të me anë të Antoine Griezmann, me Rodrigo de Paul që ishte asistuesi.

Pjesa e dytë me gjasë do të sjellë së paku edhe një gol, duke parë lojën e hapur që po zhvillohet nga dy skuadrat dhe me shuam ritëm.

Të ngjashme