Lajme
Specialja enigmatike | Aprovohet një material prove i mbrojtjes së Selimit, seanca kalon në private
Demokracia
10:31 | 13 Prill 2023

Share:

Gjykatësi i Gjykatës Speciale Charles L. Smith ka aprovuar kërkesën e Geoffrey Roberts, avokatit të ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimit, për shtimin e një materiali prove.

Materiali është aprovuar në kohën kur dëshmitarja e parë e Prokurorisë Speciale për rastin “Thaçi dhe të tjerët” po intervistohet nga mbrojtja, e cila kërkoi 14-orë për parashtrimin e pyetjeve, raporton Demokracia.com.

Gjatë kohës sa dëshmitarja e parë e Prokurorisë po sillej në seancë, avokati Roberts ka parashtruar kërkesë për dy dokumente që t’i shtohen si materiale prove përgjatë periudhës së intervistimit.

Kjo është aprovuar nga gjykata. Prokuroria nuk e ka kundërshtuar kërkesën, por thënë se janë disa pjesë në dokument që janë përsëritëse.

Më pas, seanca ka kaluar në private.

Dëshmitarja e parë e prokurorisë po shënon ditën e tretë të intervistimit. Për të janë paraparë katër ditë ofrim dëshmie.

Avokati Roberts: Ndërkohë që po vjen dëshmitarja, dëshiroj që të paraqes si provë dhe të regjistrohet si provë kallëzimi penal që u diskutua dje me dëshmitaren. Është dokumenti me numër identifikimi ERN-066676 dhe 066696. Sërish, për qartësim, nuk ka të bëjë fare me vërtetësinë, por është thjesht një dokument janë deklaratat bashkëlidhur që kanë efektin mbështetës.

Prokurori Holing: Nuk kemi kundërshtim, por thjesht ka pjesë që përsëriten të cilat kanë bëjnë me vërtetësinë e fakteve për të cilat i janë bërë pyetje dëshmitares.

Gjykatësi Charles. L. Smith: Në rregull, pranohet si provë dhe i kërkoj sekretares ta caktojë numrin e provës materiale. /Demokracia.com/

Të ngjashme