Lajme
Sot do të mbizotërojë mot i vranët dhe me reshje bore
Demokracia
08:17 | 20 Janar 2024

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se sotme do të mbizotërojë mot i vranët dhe me reshje bore.

Në njoftimin për media ky institut ka treguar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga – 1 deri1 gradë Celsius.

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet – 1 deri1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, është thënë në njoftimin e IHK-së.

Të ngjashme