Lajme
“Skuadra” e vrasjes së Ardian Nikulajt, policia bie në gjurmët e bashkëpunëtores së katërt
Demokracia
13:53 | 29 Prill 2023

Share:

Pas arrestimit të Edmond Haxhisë si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë Thomas Mithan dhe Steven Hunt, policia britanike ka rënë në gjurmët të britanikes Harriet Bridgeman e cila gjithashtu ka pasur rol vëzhgues në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Policia angleze ka arritur në gjurmimin e saj dhe pritet që edhe ajo të arrestohet.

Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit.

Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.

Të ngjashme