Sport
Pamje e turpshme në Spanjë, trajneri futet në fushë për të ndaluar kundërsulmin
Demokracia
10:59 | 12 Prill 2022

Share:

Një skenë e turpshme ka ndodhur në futbollin amator spanjoll, ku në sfidën Villanueva del Pardillo me Solmenar Vieho, zëvendës trajneri i miqve hyri në fushë për të ndaluar një kundërsulm të rrezikshëm.

Rezultati ishte 1-1 dhe vendasit kishin një mundësi të artë në kundërsulm për të kaluar në avantazh në minutën e 89’, por në atë moment, zëvendës trajneri hyri në fushë duke ndaluar topin.

Kjo gjë bëri që të ndizeshin gjakrat midis lojtarëve, ndërkohë që ai u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua nga fusha, me rezultatin që nuk ndryshoi.

 

 

 

Të ngjashme