Sport
Skena të frikshme nga rrugët e Indonezisë: Njerëzit të zemëruar për tragjedinë në stadium, qëlluan me gurë policinë
Demokracia
13:28 | 02 Tetor 2022

Share:

Të paktën 129 persona u vranë dhe qindra u plagosën pas dhunës dhe kaosit që ndodhi të shtunën mbrëma në ndeshjen e futbollit të Ligës Indoneziane midis dy klubeve më të njohura në këtë vend – Arema FC dhe Persebaya Surabaya, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Përplasja e tifozëve ndodhi pas fitores 3-2 të Arema në qytetin e Malang në pjesën lindore të ishullit Java, me tifozët e pakënaqur që vrapuan në fushë dhe policia hodhi gaz lotsjellës në përpjekje për të kontrolluar situatën.

Tragjedi në stadiumin e Indonezisë, 179 viktima pas ndeshjes së futbollit

Rrëmuja, trazirat, gazi lotsjellës dhe rrahjet kanë shkaktuar vdekjen, lëndime të rënda të të pranishmëve në ndeshje dhe një pjesë e madhe janë ende në gjendje kritike.

Ky zhvillim tërboi plotësisht banorët e Malangit të cilët dolën menjëherë në rrugë për të shprehur protestën e tyre. Sipas disa raportimeve nga vendi i ngjarjes, situata është përshkallëzuar kur protestuesit, mes të cilëve edhe tifozët e Aremës, kanë qëlluar me gurë policinë.

Në vendngjarje ka rënë zjarr dhe situata është ende e tensionuar./Demokracia.com/

Të ngjashme