Lajme
Skandaloze, ambasadori i Maqedonisë në Japoni akuzohet për ngacmim seksual
Demokracia
20:34 | 29 Korrik 2023

Share:

Goran Cekov është ambasador i Maqedonisë në Japoni. Atij i është dhënë 5 ditë afat për t’u kthyer urgjentisht në Shkup, për shkak të një skandali seksual, që e konstatoi komisioni disiplinor i MPJ-së. Nga zyra e presidentit konfirmohet vendimi për TV21, përcjell Gazeta Express.

“Ju njoftojmë se ambasadori Goran Cekov është tërhequr nga posti i ambasadorit në Japoni, i akredituar në Republikën e Koresë, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në përputhje me Ligjin për Punë të Jashtme”, thonë nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski.

Për procedurën e nisur për tërheqjen e tij të parakohshme, si dhe arsyet e saj, kabineti i referohet Ministrisë së Jashtme.

Përndryshe, mediat shkruajnë se atë e kanë denoncuar dy femra që kanë punuar me të në ambasadën në Tokio.

“Ankesa për mobing dhe ngacmim seksual, të denoncuara nga një diplomate maqedonase dhe një shtetase japoneze e cila përkohësisht ka punuar në projekte të kulturës në ambasadën e Maqedonisë”, shkruajnë artikuj në mediat maqedonase.

Ambasadori Goran Cekov është diplomat karriere në Ministrinë e Punëve të Jashtme që nga viti 1996. Ai shërbeu në misionin e NATO-s në Bruksel nga viti 2003 deri në 2007, nga viti 2010 deri në 2014 në ambasadën në Oslo të Norvegjisë dhe në vitin 2019 ishte ushtrues detyre, shef i misionit të NATO-s në Bruksel.

Të ngjashme