Lajme
Skandali i punësimeve në KEK, LDK dorëzon kallëzim penal në Prokurori
Demokracia
14:22 | 06 Prill 2022

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori pas shpërthimit të skandalit të punësimeve në KEK.

LDK ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje, po i kapë institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike, shkruan Demokracia.com.

Kallëzimi është dorëzuar nga zyrtarët e LDK-së, Shkëmb Manaj, Xhafer Tahiri dhe Sibel Halimi kundër menaxhmentit të KEK-ut dhe anëtarëve të komisioneve.

“Po ju njoftojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar një kallëzim penal në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë në konkursin e KEK. Ky kallëzim penal është një thirrje për drejtësi për të gjithë ata kandidatë, mbi katër mijë e 600 kandidatët që iu janë shkelur të drejtat e tyre. LDK gjatë gjithë vitit ka organizuar shumë konferenca dhe në rrafshin politik ka shprehur shqetësimin se partia në pushtet është duke i kapur institucionet e pavaruar dhe ndërmarrjet publike. Po shihet që ka qenë realitet. Edhe përkundër këtyre shqetësimeve, partia në pushtet nuk po ndalet kështu që kemi vendosur që tash e tutje përveç betejës politike ta vendosim edhe një një rrafsh tjetër në një betejë ligjore në institucionet drejtësisë.”, tha ai Manaj.

Ky kallëzim është thirrje për drejtësi, ndalje të keqpërdorimeve, nepotizmit dhe emërimeve partiake në ndërmarrjet publike.

Manaj tha se ky konkurs është shpallur në kohën e zgjedhjeve lokale. /Demokracia.com/

Të ngjashme