Lajme
Skandali i maskave në Gjermani: Dorëhiqet ligjvënësi i CDU që përfitoi 250.000 euro
Demokracia
21:41 | 09 Mars 2021

Share:

Një skandal ka tronditur Unionin Kristiandemokrat, CDU të Angela Merkel, në atë që konsiderohet si vit kyç me zgjedhjet parlamentare të caktuara të mbahen në shtator dhe kancelaren që përgatitet të tërhiqet pas më shumë se 15 vjetësh në këtë post.

Ligjvënësi i kësaj partie Nikolas Lobel dha dorëheqjen dhe kërkoi falje publike kolegëve të tij dhe qytetarëve. Largimi i tij erdhi pasi u mësua se firma e vet kishte fituar rreth 250 mijë euro nga shitja e maskave gjatë pandemisë pas rekomandimeve të bëra qeverisë federale dhe ndërmjetësimit mes kompanive si pjesë e një përpjekjeve për t`i nxitur të blinin më shumë maska.

Ky zhvillim nuk mund të vinte në një moment për delikat për CDU-në: të dielën mbahen zgjedhjet rajonale ne Rhineland-Palatinate dhe Baden-Württemberg, pikërisht vendi ku ishin shitur maskat.

Rreth një vit më parë, në fillesat e pandemisë, çmimi i tyre pësoi për një kohë të shkurtër një rritje drastike, dhe asokohe politikani duhet ishte një nga personat që nxorën përfitime prej një situate te tillë. Mediat vendase thotë se prokurorët kanë nisur një hetim mbi çështjen.

Për një çështje të ngjashme po hetohet dhe një tjetër anëtar i koalicionit qeverisës, Georg Nusslein, i cili është larguar vetëm nga grupi parlamentar, por nuk pranon të heqë dorë nga mandati në Bundestag./tch

Të ngjashme