Sport
Skandal në US Open, kamera filmon tenisten numër një në botë derisa ndërronte rrobat
Demokracia
13:03 | 10 Shtator 2022

Share:

Tifozët e tenisit kritikuan kameramanin e US Open në rrjetet sociale për fillimin e filmimit të Iga Sviontek ndërsa ajo po i ndërronte rrobat.

Në një moment të ndeshjes, polakja vendosi të ndërronte rrobat derisa kameramani e shikoi të gjithë skenën, transmeton Demokracia.com.

Ai u kritikua nga shumë ndjekës ku cilësua se  “mund ta kishte kthyer kamerën nga ana tjetër”. Ata që janë në krah të tij pretendojnë se ai “thjesht po bënte punën e tij” dhe se nuk bëri asgjë të keqe, sepse ajo po ndrrohej në fushë.

Momenti i ndërrimit të rrobave është shfaqur në rrjetet sociale:

Kujtojmë se Sviontek ka mundur në gjysmëfinale Arina Sabalenko nga Bjellorusia dhe në finale do të luajë me Uns Jabir. /Demokracia.com

Të ngjashme