Lajme
Edhe këtë e bën Kurti, Kuvendit ia propozoi këshilltarin e tij dhe ish-kryeshefin e shkarkuar për ta udhëhequr regjistrimin e popullsisë
Demokracia
19:23 | 03 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka propozuar Kuvendit që në krye të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave ta vendosë këshilltarin e tij, Florim Isufin, shokun e Shpejtim Bulliqit, të cilët e kundërshtonin fuqishëm demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Florim Isufi ishte emëruar këshilltar politik i jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.

Po ashtu, Kurti ia ka propozuar Kuvendit edhe Avni Kastratin si Menaxher i Regjistrimit të Popullsisë, i cili ishte shkarkuar nga pozita e kryeshefit të Entit të Statistikave, shkruan Demokracia.com.

Shkarkimi i tij ishte bërë në kuadër të fuqizimit të qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit.

“Kryeministri Thaçi ka vendosur që të mos i vazhdohet kontrata kryeshefit Ekzekutiv të Entit të Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati. Vlerësimi negativ për punën e Kastratit ndërlidhet me shkeljet e vazhdueshme që janë evidentuar edhe në raportet e Auditorit të Përgjithshëm, përfshirë vërejtjet për aktivitete të dyshimta të prokurimit, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Në përgjithësi, Kastrati ka dështuar në menaxhimin efikas të Entit të Statistikave të Kosovës dhe nuk ka arritur rezultatet e kërkuara”, thuhej në arsyetimin e Qeverisë për shkarkimin e Kastratit. /Demokracia.com/

Ky është vendimi i Qeverisë dhe emrat e të propozuarve:

 

Të ngjashme