Lajme
“S’ka Asociacion pa njohje nga Serbia” | A i lexon lajmet Glauk Konjufca që shefi i tij e ka pranuar Zajednicën dhe është vetëofruar ta nënshkruajë pa asnjë kusht?
Demokracia
10:05 | 09 Dhjetor 2023

Share:

“Nëse koncepti i vetëmenaxhimit nuk ndërtohet në një marrëveshje siç është ajo e Ohrit, që të jetë me njohjen e Kosovës, atëherë Kosova nuk ka kurrfarë obligimi që të bëjë hapa në drejtim të Asociacionit. Në asnjë mënyrë”.

Kjo është deklarata e kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhënë për Zërin e Amerikës më 8 dhjetor 2023, e cila, na shfaq të parin e Kuvendit si një person që nuk ka përcjellur zhvillimet politike që nga 21 tetori 2023 e deri më sot.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 21 tetor 2023 ka pranuar draftstatutin për Zajednicën apo Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ia kanë dorëzuar 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën e Italinë dhe që më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell), që të njëjtin ta nënshkruajë.

Kjo është thënë edhe në një deklaratë zyrtare të Qeverisë menjëherë pas takimit, të cilën Konjufca bëhet sikur nuk e ka lexuar.

“Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike”, thuhej në komunikatën për shtyp më 26 tetor 2023.

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/komunikate-per-media-pas-takimit-ne-bruksel-me-kreret-e-bashkimit-evropian/

“Notimi” i njerëzve të Vetëvendosjes në një diskurs që shpërdan mjegull, mund të ketë ndikimin e vet te qytetarët, të cilët të zënë me përkeqësimin e gjendjes ekonomike pas 14 shkurt 2021, mund të mos përcjellin me vëmendje të madhe detajet dhe lidhmërinë mes ngjarjeve politike. Por, kjo gjuhë mjegulluese dhe e papërgjegjshme, nuk po arrin të “shitet” te faktori ndërkombëtar.

Madje, as fshehja e tyre prapa manipulimit të radhës se Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi për zbatimin e saj [Ohër, 18 mars 2023] nuk janë të fuqishme nëse nuk nënshkruhet nga të dyjat palët.

“… marrëveshja e Ohrit, e cila nuk është nënshkruar nga Serbia. Bashkësia Ndërkombëtare po thotë që nuk ka lidhje që nuk është nënshkruar, por Qeveria e Kosovës mendon që është thelbësore që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga palët, ose nëse nuk nënshkruhet ajo është një letër pa vlerë”, deklaroi Konjufca në të njëjtën intervistë.

Por, deklarata e Konjufcës dhe të tjerat të Kurtit të ngjashme si këto, janë deklarata mashtruese dhe manipuluese, pasi kreu i Qeverisë së Kosovës është pajtuar me Vuçiqin që Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit të hyjnë në fuqi me Deklaratën e BE-së dhe rrjedhimisht Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi/Shtojca e saj [Ohër, 18 mars 2023] nuk kanë nevojë të nënshkruhen as nga Kosova dhe as nga Serbia.

https://demokracia.com/nenshkrimi-kurti-me-filma-te-lodhte-ne-kerkim-te-nenshkrimit-te-serbise-ai-eshte-pajtuar-me-vuciqin-qe-marreveshja-e-brukselit-dhe-aneksi-i-ohrit-te-hyjne-ne-fuqi-me-deklaraten-e/

Edhe pse Konjufca dhe Kurti shohin një njohje de-facto në Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023], kështu nuk mendojnë në Bashkimin Evropian që ndërmjetësojnë dialogun. Vetëm pak orë pas Marrëveshjes së Brukselit mes Kurtit dhe Vuçiqit, BE-ja mohonte se ishte arritur njohja de-facto për Kosovën nga Serbia. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/pergjigjja-e-shkurter-eshte-jo-pak-ore-pas-marreveshjes-se-brukselit-mes-kurtit-dhe-vuciqit-be-ja-mohonte-se-ishte-arritur-njohja-de-facto-per-kosoven-nga-serbia/

Të ngjashme