Lajme
“S’jam patriot me bateria”, “Veriu s’është për opozitën”| Përplasje e ashpër Limaj – Bahtiri
Demokracia
23:10 | 24 Prill 2023

Share:

Teksa ishte duke folur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dje në veri, Fatmir Limaj kritikoi Qeverinë e Kosovës që sipas tij nuk krijoi kushte për qytetarët serbë që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Për këtë deklaratë, i menjëhershëm ishte reagimi i ish-kryetarit të Mitrovicës nga VV-ja, Agim Bahtiri i cili e ndërpreu atë duke i kërkuar që të flas si një shqiptar, e jo si opozitë.

“Tu kasha lutë me fol si shqiptar e jo si opozitë. Veriu nuk është për opozitë. Por, për të gjithë qytetarët dhe pozitë e opozitë duhet me u b bashkë. Unë kam shumë respekt. Shumë serioz jam, edhe e dini edhe ju çështjen e veriut.”, i tha Bahtiri – Limajt.

Por, ky i fundit i tha Bahtirit se “s’jam patriot me bateria”, por që është duke u shprehur i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend.

“Edhe ti mos shitë patriotizëm.”, i tha Limaj në një moment tjetër Bahtirit.

“Nuk duhet me u sjell kështu me shtetin, duhet të jemi më serioz. Unë s’jam tu shitë patriotizëm. Unë nuk jam patriot me bateria. Unë s’jam këtu nëpër gara patriotike. Edhe ti mos shitë patriotizëm.”, deklaroi Bahtiri në Politiko./Gazeta10

Të ngjashme