ShowBiz
Situata që Luizi krijoi me Kiarën në BBVA, Efi: Doja ta pyesja, nuk e kam inat që ta shihja keq
Demokracia
13:14 | 23 Prill 2023

Share:

Mbrëmë në mesnatë (e diel) pas spektaklit Deamishel dhe Efi Dhedhes kanë diskutuar situatën që krijoi Luiz Ejlli brenda me Kiara Titon.

Kjo pasi ai inskenoi një insert duke i thënë prezantueses se dëshiron të distancohet nga ajo dhe se gjithçka që kishte bërë ka qenë vetëm lojë.

Efi ndërkohë tha se e ka parë të mërzitur Kiarën dhe se disa herë ka dashur ta pyesë se çfarë ka.

Foto: YouTube

“Për shembull pjesën e Luizit dhe Kiarës unë dëgjova pak, kur kalova pas Prime-t e dëgjova që i tha çfarë problemi ke të kam bërë gjë, doja ta pyesja por thashë çfarë po të duhet, muhabet në çift. E pashë dhe në mëngjes doja ta pyesja por prapë i thashë vetes çfarë po të duhet. Ajo të tha ty se ke ardhur të na përçash”, u shpreh ish-konkurrentja e “Përputhen”.

Ajo tutje shtoi: “Mos duket prapë sikur po fus hundët. Imagjino, dëshira ishte që të dija se çfarë kishte se unë nuk e urrej, nuk e kam inat ta shoh keq. Por nga ana tjetër thua çfarë po të duhet të merresh”.

Efi ndërkaq ditën e djeshme (e shtunë) u shpall finalistja e dytë e Big Brother VIP Albania, pas Luizit.

Nga gara u larguan Kiara Tito dhe Bledi Mane pas një avantazhi që kishte Qetsor Ferunaj si lider i shtëpisë. /Telegrafi

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024