Intervista
“Situata e sigurisë në Kosovë, një nga arsyet e vizitës së Blinken në Tiranë”
Demokracia
20:40 | 10 Shkurt 2024

Share:

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ardian Shtuni, komentoi arsyet e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri.

Shtuni tha se vizita e Blinken në Tiranë bëhet në kontekstin e sfidave globale, por dhe atyre rajonale.

Situata e sigurisë në Kosovë është një çështje që sipas ekspertitt lidhet ngushtësisht me vizitën e tij në Shqipëri.

Gjithashtu Shtuni tha se me ardhjen e tij, Blinken shpreh vlerësimin për partneritetin besnik që Shqipëria ka treguar ndaj SHBA-ve.

“Shqipëria konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si një partner kyç dhe mjaft i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe është një aleat i qëndrueshëm kur vjen puna te përballja me sfidat globale. Dhe jemi në një kohë kur kemi shumë sfida globale ndaj dhe është e pritshme një vizitë e tillë. Shqipëria ka luajtur një rol deciziv në Këshillin e Sigurimit kur ishte në pozitën si anëtare e përkoshme e Këshillit të Sigurimit në 2023, ku në të njëjtën kohë ishte dhe bashkëpendmbajëse me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Janë kohë mjaft të trazuara dhe ka treguar pozitën e saj si një aleate kurajoze, e aftë dhe mjaft e besueshme e Shteteve të Bashkuara. Dhe mendoj se ky është një vlerësim dhe një përgëzim për një punë shumë të, të bërë në mënyrë të paqme, si dhe për rezultate që janë shumë të dukshme në arenën ndërkombëtare për një vend të vogël dhe me kapacitete të vogla siç është Shqipëria. Ka përgëzim për një rol mjaft të rëndësishëm që ka luajtur Shqipëria. Janë dhe sfidat që janë në derën e Shqipërisë dhe jo vetëm ato globale. Tentativat për destabilisim në veri të Kosovës dhe përtej dhe Shqipëria ka një rol të rëndëishëm për stabilitetin rajonal. Dhe e fundit është koha pasi u bënë 8 vite nga vizita e fundit e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri”, tha ai.

Eksperti Shtuni shtoi se prioritet kyçe të SHBA-së në Shqipëri janë siguria e vendit, si dhe forcimi i institucioneve demokratike dhe atyre të drejtësisë, të cilat sipas tij mund të jenë ëpjes e diskutimeve që do zhvillohen në Tiranë.“

Prioritet e SHBA në Ballkan janë mjaft të qarta, konsolidimi i sigurisë së Shqipërisë është një prioritet kyç, por gjithahstu prioritet kyç është edhe forcimi i institucioneve demokratike dhe gjyqësorit dhe prandaj SHBA-të kanë kohë që po invstojnë në Shqipëri. Pastaj kjo është e lidhur me zhvillimet e brendshme dhe ndaj dalin që po hetohen shumë politikanë që kanë qenë në nivele të larta”, tha Shtuni.

Të ngjashme