Lajme
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së kërkon që infermierëve të përfshirë t’i revokohet përjetësisht licenca e punës
Demokracia
16:15 | 02 Nëntor 2022

Share:

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet një infermiere teksa e rrahë një të moshuar në Pejë.

Në komunikatën e tyre, thonë se secili infermier duhet sot të distancohet publikisht, sepse kjo që shihet në video nuk e përfaqëson profesionin e infermierit.

“Ndërsa edhe ato të tjerat të cilat qeshnin edhe pse e kishin mundësinë që ta ndalojnë abuzimin dhe sulmin ndaj qytetares së moshuar në video nuk i bëjnë nderë as vetes së tyre, e as profesionit të infermierit”.

Tutje ata ftojnë publikisht Odën e Infermierëve të Kosovës që urgjentisht t’ia revokoj përjetësisht licencën e punës, sepse titullin e infermieres e ka humbur ajo vetë, ndërsa të filloj hetimet për shkelje të etikës profesionale edhe për infermieret e tjera në video.

Të ngjashme