Lajme
Sindikata e Infermierëve me tetë kërkesa për qeverinë
Demokracia
13:55 | 08 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar masa sindikale me një letër dërguar ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ata përmes një kërkese i kanë kërkuar ministrit Latifi takim urgjent pasi sipas tyre kërkesat po u shpërfillen, përcjell Demokracia.com.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës duke vërejtur që përmes kanaleve zyrtare të komunikimit nuk kemi marrur ende përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për takim në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë lidhur me kërkesat e komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ftojmë publikisht Ministrinë e Shëndetësisë për reflektim, duke i publikuar kërkesat e komuniteteve tona edhe njëherë bashkë me kërkesën për takim në të cilën nuk kemi marrë përgjigje”, thuhet në letrën dërguar ministrit.

Kërkesat janë si në vijim:

1. Koeficienti i pagave 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot,

2. Rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,

3. Të paguhet menjehërë puna shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, respektimi i Ligjit të Punës

4. Të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, respektimi i Ligjit të Punës,

5. Të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve, respektimi i Ligjit të Punës

6. Kthimi i Departmentit të Infermierisë brenda SHSKUK-së dhe QKUK-së,

7. Përfaqësimi i komuniteteve tona në Bordin e SHSKUK-së.

8. Infermierëve të cilëve tani do u skadojnë kontratat e punës, e të cilët janë pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 t’u vazhdohen kontratat e punës.

Më tej thuhet se duke pritur reflektimin tuaj dhe duke besuar në vullnetin tuaj të mirë që t’i përgjigjeni çasjes sonë proaktive në promivimin dhe dhënien e mundësisë dialogut social, presin përgjigjie./Demokracia.com/

Të ngjashme