Sport
“Sikur jeni çliruar nga Serbia, ashtu do çlirohemi nga Rusia” – Deklarata e Klitschkos për Kosovën bën bujë në mediat serbe
Demokracia
14:06 | 26 Maj 2022

Share:

Deklarata e legjendës së boksit ukrainas dhe njëherit kryetarit të Kievit, Vitali Klitschko rreth Kosovës ka bërë bujë edhe në mediat serbe.

Klitschko duke folur në një intervistë për gazetën zvicerane “Le Canton 27” falënderoi Kosovën dhe popullinë e saj. Ai madje tha se “Sikur Kosova që është çliruar nga Serbia, ashtu do të çlirohet edhe Ukraina nga Rusia”, transmeton Demokracia.com.

“Jam shumë i lumtur që kam takuar për herë të parë një gazetar shqiptar, që është një mundësi e mirë për të përcjellë një mesazh për ju, populli shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar dhe lexuar që ju jeni shqiptarë, si ne ukrainasit, popull. të paqes, liridashës dhe “luftëtarëve që e duan nevojën që dikush na imponon. Sot ne po luftojmë kundër regjimit rus që po përpiqet të pushtojë Ukrainën, si ju që dikur ishit të pushtuar nga Serbia”, tha Klitschko për gazetën zvicerane.

Klitschko: Faleminderit Kosovë, pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia

E mediumi serb “B92” ka publikuar deklaratën e Klitschkos, ndërsa si në çdo rast e quajtën shtetin e Kosovës si “e ashtuquajtura Kosovë”.

“Kryetari i komunës së Kievit, Vitali Klitschko, në Davos, në një bisedë për gazetën zvicerane “Le Canton 27”, ka falënderuar shqiptarët dhe të ashtuquajturit. Kosova në mbështetje ushtarake”, shkroi ndër tjerash mediumi serb.

Ukraina tash e tre muaj po përballet me agresionin rus, i cili ka pushtuar disa qytete ukrainase me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin./Demokracia.com/

Të ngjashme