Arte
Sia shpallet regjisorja më e keqe për filmin e saj
Demokracia
12:48 | 24 Prill 2021

Share:

Këngëtarja Sia u emërua “regjisorja më e keqe” në ceremoninë Razzies, për filmin e saj debutues , çmimet që jepen para Oskareve për filmat më të këqij të viit.

I titulluar ‘Muzikë’ filmi i saj fitoi gjithsej tri çmime Golden Raspberry, duke përfshirë aktoren më të keqe për Kate Hudson dhe aktorën e dytë më të keqe pëër Maddie Zieglar.

Filmi është kritikuar për pjesëmarrjen e Ziegler në rolin kryesor autik dhe për portretizimin e autizmit.

Ai u përshkrua si një “muzikor” i autizmit “i pandjeshëm” dhe “i konceptuar keq”.

Ylli australian i popit më parë ka kërkuar falje për përzgjedhjen e aktorëve, dhe për skenat që përshkruajnë përdorimin e kufizimeve për njerëzit autikë. /Demokracia.com/

Të ngjashme