Lajme
Si u vra Klodian Rasha në Ditën e Rinisë nga efektivi Nevaldo Hajdaraj
Demokracia
11:17 | 08 Dhjetor 2022

Share:

25 vjeçarit Klodian Rasha u vra në lule të rinisë, nga efektivi Nevaldo Hajdaraj 2 vite më parë në orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020, (Dita Kombëtare e Rinisë).

Nevaldo Hajdaraj po patrullonte bashkë me klolegun e tij nga Zogu i Zi në drejtim të sheshit “Shqiponja”, kur në anë të rrugës vune re 25-vjeçarin, të cilin tentuan ta ndalonin. Klodiani nisi të vraponte për të shkuar në rrugicën e shtëpisë, ndërsa efektivët po e ndiqnin. Në orën 02:02 minuta Hajdaraj del përbri Klodianit duke i drejtuar pistoletën e shërbimit.

Pas tentativës për ta kapur efektivi Nevaldo Hajdaraj rrëzohet në trotuar, kurse Klodiani vijon të vrapojë me shpinë nga efektivi. Ky ka qenë momenti kur Hajdaraj ngre dorën dhe e qëllon Klodian Rashën me pistoletën e shërbimit. E gjithë kjo ndodhi në rrugicën pranë shtëpisë së Klodianit që sot kjo rrugë mban emrin e të riut. 2 efektivët shkojnë pranë të riut që qëndronte i plagosur. Këto kanë qenë dhe sekondat e fundit para se të ndërrojë jetë në vendngjarje. Ambulanca u nis drejt Spitalit të Traumës në orën 02:10 minuta e 40 sekonda. Klodian Rasha kishte mbërritur i pajetë në spital. Plumbi prapa shpine i kishte shkaktuar vdekjen.

Babai i tij Qazim Rasha në një deklaratë për media një vit më parë uronte që një tragjedi e tillë të mos i ndodhë askujt. Teksa kërkonte zbardhjen e ngjarjes sipas babait të Klodianit, për të mbuluar krimin, u munduan të përbaltin figurën e djalit të tij duke e “quajtur edhe kriminel”.

“Atë vendosjen e armës aty bën mirë që shteti ta gjejë e ta cojë sa unë s’kam vendosur akoma për ta gjetur vetë”.

“Lus zotin që të tilla tragjedi të mos ekzistojnë në asnjë vend të botës, mua më plagosi shpirtin, mua më ndau zemrën, kjo ka qenë arsyeja që ditën e parë që iu kam kërkuar që këtë lloj plage të mos e imagjinojë askush. Të tilla tragjedi të mos ketë asnjë familje asnjë qenie njerëzore. Dua të shpreh mirënjohje për secilin që ka shprehur interes për familjen time. Besoj se nuk ka specie në botë që të imagjinojë që në 2020 një nënë një baba, aq më tepër një malësor si puna ime, të luajë apo të imagjinojë të shesë apo të blejë gjakun e fëmijës së vetë.

Ky nuk është faji im është faji i asaj qenie që mund ti shkojë ndërmend. Në shtëpinë time kam pritur e kam përcjellë numër të madh njerëzish, jam mirënjohës për secilin, qoftë qytetarë apo pushtetarë. Shteti e ka për detyrë atë që se ka bërë deri tani ndoshta ta bëjë. Më esencialja që kërkoj është zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin ta inkriminojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vënë armën që fëmija të bëhet kriminel. Sot është momenti që ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit vendosjen e armës bën mirë që shteti ta gjejë personin sa unë nuk kam vendosur ta gjej vetë. Tragjedi e plagë të tilla lus zotin të mos i ndodhë askujt”, tha ai një vit më parë.

Të ngjashme