Lajme
Si u bë Kosova e parëndësishme për Norvegjinë, gjashtë muaj pas vizitës zyrtare së Kurtit në Oslo?
Demokracia
21:53 | 09 Shtator 2022

Share:

Vetëm gjashtë muaj pasi Zyra e Kryeministrit tha se “Norvegjia ka qenë e interesuar për rritjen e bashkëpunimin mes dy vendeve”, bashkëpunimi i presupuzuar nga kabineti i Albin Kurtit ka “përfunduar” me mbylljen e ambasadës norvegjeze në Kosovë.

Shteti norvegjez ka njoftuar se do ta mbyllë ambasadën e saj në Prishtinë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se nga viti 2023, misioni diplomatik norvegjez do të jetë i mbyllur në Kosovë dhe marrëdhëniet diplomatike do të barten te një ambasadë që është më afër.

“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend. Por ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur”, tha kryedipomatja Huitfeldt.

“Marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën, Madagaskarin, Sllovakinë dhe Sri Lankën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative, për shembull përgjegjësia për këtë do t’i jepet një ambasade norvegjeze afër, ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për vendin në fjalë”, thuhet më tutje.

Ky veprim kundër Kosovës nga shteti norvegjez erdhi vetëm gjashtë muaj pas vizitës zyrtare së kryeministrit Albin Kurti në Oslo.

Çka ndodhi atje?

Në fund të marsit, konkretisht më 28, kryeministri bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ishin nisur për

Gjatë kësaj vizite, Kurti do të takohej me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre dhe me zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë norvegjeze.

Një ditë më pas, më 29 mars kishte ndodhur takimi mes dy homologëve, atij kosovar dhe norvegjez, shkruan Gazeta Insajderi.

Por çfarë ishte diskutuar?

Dy qeveritë, e Kosovës dhe e Norvegjisë, kishin lëshuar komunikatat mbi temat që ishin diskutuar gjatë takimit të së martës së fund marsit.

Lajmi ishte se njoftimet për takimin zyrtar jepnin përshkrimit të ndryshmi mbi çfarë homologët kishin folur.

Derisa qeveria e Kosovës pati thënë një përshkrim të thjeshtë të takimit, qeveria norvegjeze kishte nxjerrë më shumë informacione, duke konfirmuar se kryeministri i shtetit të tyre ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimin e qeverisë Kurti për organizmin e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë.

Kabineti i Kurtit përmendet fakte sesi Norvegjia është një shtet mik i Kosovës që i ka dhënë përkrahje të vazhdueshme, duke mos dhënë detaje të tjera për çfarë kishin diskutuar dy kryeministrat.

Ndërsa duke cituar fjalët e kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Støre, komunikata e Qeverisë së Kosovës thoshte se shefi i qeverisë së Norvegjisë ka qenë i interesuar për reformat e qeverisë së Kosovës dhe rritjen e bashkëpunimin mes dy vendeve.

Vetëm gjashtë muaj më pas, duket se bashkëpunimi i presupuzuar nga zyra e Kurtit ka “përfunduar” me mbylljen e ambasadës norvegjeze në Kosovë.

Komunikata e asaj kohe vazhdonte me fjalët se “kryeministri norvegjez ka shprehur interesim për “propozimet konstruktive dhe progresive për Bashkëpunim Rajonal që ka bërë qeveria e Kosovës”.

“Në takim, gjithashtu u diskutua për rëndësinë e raporteve të mira fqinjësore ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për invazionin dhe agresionin e paprovokuar ushtarak rus në Ukrainë, të cilin e dënuan ashpër të dy kryeministrat”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

Në njoftimin për media, të publikuar nga Qeveria e Norvegjisë, bëhej e ditur se diskutimet mes dy kryeministrave u fokusuan në mbështetjen e Norvegjisë për Kosovën dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk mund ta marrim si të mirëqenë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Çështjet e pazgjidhura që datojnë nga vitet 1990 mund t’i vënë sërish zjarrin rajonit”, citohej të ketë thënë kryeministri norvegjez.

Po ashtu në këtë takim, sipas komunikatës, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre ka shprehur zhgënjimin e tij për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Marrëveshjet ekzistuese duhet të zbatohen dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet që ulin besimin mes tyre. Prandaj, shfrytëzova rastin gjatë takimit tonë për të shprehur zhgënjimin tim që Kosova nuk po lejonte që zgjedhjet serbe të 3 prillit të organizoheshin në të njëjtën mënyrë si zgjedhjet e mëparshme”, citohej të ketë thënë Store.

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2024