Lifestyle
Si të gjeni bikinit e duhura për trupin tuaj
Demokracia
16:54 | 03 Qershor 2021

Share:

Asgjë nuk është më emocionuese se të blesh rroba banjo të reja gjatë sezonit veror. Megjithatë, bikinit perfekte mund të jetë pak e vështirë t’i gjesh. Tek disa nuk ju pëlqen ngjyra, modeli, si duken në pjesën e sipërme apo poshtë etj. Ekspertët e modës si Norma Kamalin, Brittany Kozerski dhe Oleema & Kalani Miller, themeluese të brand-eve për rroba banjo, tregojnë ca sekrete për të zgjedhur bikinit që duken sikur janë bërë për ju.

Së pari, ato tregojnë për Pop Sugar se “një palë bikini trekëndësh, të zeza, me mbulim modest, do jenë përjetësisht në modë” – Prandaj nëse nuk doni të gaboni, e keni një zgjidhje të sigurt. Për më tepër, rripat e rregullueshëm (që ngushtohen, zgjaten, lirohen etj), mundësia për t’i përshtatur sipas trupit janë gjithmonë elementë që duhen parë.

Por, cili është gabimi që njerëzit bëjnë zakonisht kur blejnë rroba banje?

Tipike, është që klientët blejnë kostume që nuk janë në masën e duhur. Të kesh një kostum në madhësinë e duhur është më e rëndësishmja. Disa nuk blejnë masën e tyre sepse preferojnë të blejnë vetëm gjatë uljeve dhe masat kanë mbaruar, të tjerë blejnë masa të mëdha për “më shumë mbulim”, por harrojnë se nuk funksionon kështu. Sigurohuni të provoni sa më shumë masa dhe modele – argëtohuni gjatë procesit. Shihni stile dhe ngjyra të reja. Bikinit janë bërë për qejf!

Çfarë sugjerojnë ekspertet?

Mendojini rroba banjot jo vetëm si një mënyrë për t’u dukur mirë, por edhe për t’u ndjerë mirë. Thënia “ju dukeni ashtu si ndiheni”, në këtë rast është shumë e vërtetë. Zgjidhni rrobabanjot me të cilat mund të notoni pa frikë, por edhe të dukeni ashtu siç ju dëshironi. Sigurisht, një ndriçim i mirë, “një puthje e lehtë nga dielli” dhe këndi i duhur, të gjitha ndihmojnë 🙂

 

 

 

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024