Auto&Tech
Si të fshihni fotografitë në Instagram ku ju bëjnë tag
Demokracia
17:16 | 09 Qershor 2021

Share:

Etiketimet nëpër fotot që postohen në Instagram janë mjaft të zakonshme, por shpeshherë, e gjejmë veten të etiketuar në një foto që nuk do të donim ta hidhnim në rrjet, dhe aq më tepër të shfaqej në profil. Por si t’ja bëni që fotot, në të cilat jeni etiketuar, të mos shfaqen në profilin tuaj?

Fatmirësisht mund ta bëni këtë gjë pa e vënë re askush. Aplikacioni iu jep mundësinë ta fshihni foton, pa qenë nevoja ta hiqni tag-un. Në këndin e sipërm të fotos që doni të fshihni, klikoni mbi tre pikat e vogla horizontale.

Klikoni mbi “Tag Options” dhe më pas “Hide From my Profile” dhe fotografia nuk do të jetë më e dukshme publikisht në fotot tuaja të etiketuara. Megjithëse fotografia nuk do të fshihet, njerëzit nuk do të mund ta gjejnë atë në profilin tuaj.

Por nëse dëshironi të fshini emrin tuaj plotësisht, klikoni në opcionin “Remove Me From Post” dhe emri juaj do të fshihet.

Të ngjashme