Kuriozitete
Si ka ndikuar vaksinimi kundër Covid në shitjen e kondomëve
Demokracia
21:38 | 30 Prill 2021

Share:

Shitja e kondomave ka rënë gjatë pandemisë në kohën kur njerëzit u mbyllën nëpër shtëpi, mirëpo tani, përderisa shumica e amerikanëve po marrin vaksinat dhe rregullat e mbylljes po zbuten, edhe shitjet e kondomave janë rritur prap.

Shitja e kondomave mashkullor në SHBA është rritur në 23.4 % në 37 milion dollarë gjatë katër javëve, deri në 18 prill krahasuar me vitin e kaluar në të njejtën kohë.

Reckitt Benckiser (RBGLY), prodhuesi i prezervativëve Durex, tha të mërkurën se Durex regjistroi një rritje dyshifrore të shitjeve gjatë tremujorit të fundit të kompanisë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Shitjet e Durex u rritën vitin e kaluar, përkundër një “gjysme të parë sfiduese të vitit”, dhe shitjet ishin të pakta në 2019.

Kompania nuk jep shifra specifike për Durex, por rritja e fundit ia atribuoi rregullave të relaksuara të distancës sociale./Demokracia.com/

Të ngjashme
Kuriozitete • 11 Qershor 2024