Kuriozitete
10 gjëra që nuk i dinit për ujin e gazuar
Demokracia
09:19 | 11 Qershor 2024

Share:

Të gjithëve na pëlqen ndjesia e këndshme që na dhurojnë pijet e gazuara, por e dini se çfarë gjendet pas flluskave të bukura që pulsojnë? Këto janë 10 fakte interesante për ujin me gaz.

1. Uji i gazuar krijohet kur presioni i lartë i gazit dhe temperatura e ulët shkakton tretjen e karbonit në ujë.

2. Nga tretja e karbonit në ujë krijohet acidi karbonik. Kjo është ajo që i jep ujit të gazuar shijen e tij të lehtë dhe disi të thartë.

3. Kur rritet temperatura ose zvogëlohet presioni (si hapja e një kanaçe), dioksidi i karbonit del nga uji në formën e flluskave.

4. Disa puse arteziane, të tilla si Selters në malet gjermane, prodhojnë ujë mineral natyral, që është i ngjashëm me ujin e gazuar.

5. Uji i gazuar artificialisht u krijua për herë të parë në vitin 1750, nga Gabriel Francois Venel.

6. Uji i gazuar modern krijohet duke kaluar dioksid karboni nën presion përmes ujit.

7. Futja e ujit të gazuar në fakt ndryshoi mënyrën se si njerëzit pinin alkool.

8. Shtimi i ujit të gazuar në pije ‘të shkurtra’, si pijet alkoolike, i hollon ato dhe i bën ato ‘të gjata’.

9. Gjithnjë e më shumë, uji i gazuar po përdoret në gatim. Zvogëlon oksidimin në perime dhe bën që brumi të vijë shumë më shpejt

10. Studimet kanë zbuluar se pirja e një gote me ujë të gazuar pas ngrënies së një vakti mund të ndihmojë në lehtësimin e dispepsit dje ju ndihmon për një tretje më të lehtë.

Të ngjashme