OpEd
Si e ndryshoi njëherë e përgjithmonë botën pushtimi rus i Ukrainës
Demokracia
15:01 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Nga George F.Will “Washington Post’

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila nisi kur Gjermania sulmoi Poloninë, dhe kur Britania iu përmbajt angazhimit të saj ndaj Polonisë, Henry Channon, një deputeti britank i Partisë Konservatore, mori pjesë në një aktivitet të shoqërisë së lartë në Londër me Lady Cunard.

Duke parë grumbullimin e ajkës së shoqërisë londineze dhe duke u habitur se sa shpejt ishte rivendosur normaliteti për ata, Channon tha i kënaqur:”Kjo është ajo për të cilën luftuam?. Zonja Cunard u përgjigj thatë:”Pse, janë të gjithë polakë?”.

Më 24 shkurt, Vladimir Putin nuk mund ta imagjinonte se vendimet e shpejta të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n do ta zgjeronin kufirin e aleancës me Rusinë me shumë më tepër kilometra sesa ushtria e tij plot probleme ka përparuar deri më sot në Ukrainë.

Tre nga gabimet më spektakolare gjeostrategjike të 250 viteve të fundit kanë përfshirë Rusinë:pushtimi i Napoleonit 210 vjet më parë, pushtimi i Hitlerit 129 vjet më vonë, dhe pushtimi rus i Ukrainës 81 vjet më pas. Putini synonte që t’i tregonte botës se Rusia është një komb i shkëlqyer, dhe se Ukraina nuk është fare komb.

Dhe, siç ka shkruar së fundmi Henry Kissinger në British Spectator “për herë të parë në historinë moderne, Ukraina është bërë një shtet i madh në Evropën Qendrore”. “Kjo ka nxjerrë në pah problemet origjinale në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ukraina ka formuar aktualisht një nga ushtritë tokësore më të mëdha dhe më efektive në Evropë, të pajisur nga Amerika dhe aleatët e saj. Një proces paqeje duhet ta lidhë Ukrainën me NATO-n, sido që mund të shprehet kjo në aspektin formal. Alternativa e neutralitetit nuk ka më kuptim, veçanërisht pasi Finlanda dhe Suedia u bashkuan me NATO-n”- theksoi ai.

Dy vendet skandinave ishin në mesin e disa kombeve evropiane që i forcuan ushtritë e tyre në kundërpërgjigje të aneksimit Krimesë nga Putin në vitin 2014. Këtë vit, 2 javë pasi  dorëzuan aplikimet për t’u bashkuar me NATO-n, një vend i tretë skandinav, Danimarka, votoi me shumicë dërrmuese (67 për qind) “po” në një referendum që ishte refuzuar dy herë.

Ndërkohë për shkak të agresionit të Putinit ndaj Ukrainës, 2 kombet që me agresionet e tyre e filluan Luftën e Dytë Botërore, janë angazhuar tani për të parandaluar agresionet  ardhshme. Lufta e Putinit filloi të enjten e 24 shkurtit. Tre ditë më vonë, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi një “Zeitenwende” ose një pikë kthese:një rritje dramatike të shpenzimeve të mbrojtjes, diçka e paimagjinueshme deri 72 orë më parë.

Këtë muaj, Japonia, ishulli më jugperëndimor i së cilës është më afër Tajvanit sesa Tajvani me Kinën kontinentale, thotë prerë në raportin e ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare:“Ne mund të jemi optimistë për atë që do të sjellë e ardhmja e komunitetit ndërkombëtar”. Pra Japonia po hedh një hap tjetër larg pacifizmit të saj formal (pra kushtetues), duke rritur shpenzimet ushtarake përtej armëve që klasifikohen si vetëm mbrojtëse.

Armët e reja “kundërsulmuese” do të përfshijnë qindra raketa lundrimi amerikane Tomahaëk që mund të arrijnë objektivat më shumë se 1600 km larg në Kinën kontinentale. Nëse Japonia përmbush (siç zakonisht nuk e kanë bërë shumica e vendeve të NATO-s) standardin e NATO-s për shpenzimin e 2 për qind të PBB-së për ushtrinë e saj, ajo do të ketë buxhetin e tretë më të madh të mbrojtjes në botë.

Pra Kina është më e prekshme, dhe me sa duket edhe e frikshme, sepse rendi ndërkombëtar është tronditur thellë nga ngjarjet në Evropën Qendrore. Rusia është më pak një kërcënim potencialisht sesa më 30 mars 1981, kur presidenti Ronald Reagan u plagos në një atentat. William Inboden kujton në librin e tij “Paqebërësit: Ronald Reagan, Lufta e Ftohtë dhe bota në buzë të humnerës”, se 2 nëndetëse me raketa balistike sovjetike që zakonisht përgjonin në brigjet e SHBA-së, atë ditë ishin afruar më shumë se normalisht me bregdetin, dhe mund ta godisnin Uashingtonin brenda 10 minutave e 47 sekondave.

Të shqetësuar se tentativa për vrasjen e Reagan, mund të kishte qenë një prelud i një sulmi, zyrtarë të lartë amerikanë e përgatitën flotën amerikane të bombarduesve B-52 për sulmet hakmarrëse. 41 vite më vonë, bota mbetet një vend i rrezikshëm. Por në vitin 2022, ajo që sovjetikët e quanin “korrelacioni i forcave botërore” u zhvendos në mënyrë thelbësore kundër pjesës ruse të perandorisë sovjetike dhe kundër Kinës, e cila 10 muaj më parë u shpreh se “nuk kishte kufij” për bashkëpunimin e saj me Rusinë.

Të ngjashme