Lajme
Shumica e viktimave të tërmetit në Indonezi janë fëmijë
Demokracia
10:57 | 22 Nëntor 2022

Share:

Sipas ekipeve të shpëtimit, shumica e të vdekurve dhe të plagosurve nga tërmeti në Indonezi, janë fëmijë që kanë qenë në shkollë në kohën kur ishulli indonezian Java u godit nga tërmeti prej 5.6 ballë Rihter.

Aprizal Mulyadi, 14-vjeçar, ka theksuar se pasi klasa u shemb, këmbët e tij mbeten nën gërmadha.

Ai ka treguar se tërhoq për t’u mbrojtur nga miku i tij Zulfikar, i cili më pas vdiq pasi vetë mbeti i bllokuar.

Ekipet e kërkimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuar pasi më shumë se 160 persona mbetën të vdekur dhe mijëra të tjerë mbetën pa strehë.

Tërmeti goditi një rajon malor të hënën, duke shkaktuar rrëshqitje dheu që mbuluan fshatra të tërë pranë qytetit Cianjur.

Viktimat u shtypën apo u bllokuan pasi muret dhe çatitë u shkatërruan.

Përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit, Henri Alfiandi, ka konfirmuar se shumë nga të vdekurit janë të rinj.

“Shumica e viktimave janë fëmijë sepse në orën një pasdite, ata ishin ende në shkollë”, ka deklaruar Alfiandi.

Të ngjashme