Sport
Shtyhet ndeshja e Ligës së Evropës midis Arsenalit dhe PSV, kjo është arsyeja
Demokracia
14:56 | 12 Shtator 2022

Share:

Ndeshja e Ligës së Evropës ndërmjet Arsenalit dhe PSV Eindhoven, e planifikuar për të enjten më 15 shtator, është shtyrë.

Shtyrja ka ardhur pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, njofton klubi londinez, shkruan Demokracia.com.

Bëhet e ditur se shtyrja e kësaj sfide erdhi pas marrëveshjes mes UEFA-s, Policisë dhe klubit të Arsenalit.

“Ndeshja jonë e UEFA Europa League në shtëpi kundër PSV Eindhoven, e planifikuar për të enjten më 15 shtator, është shtyrë. Shtyrja vjen pas lidhjes mes UEFA-s, Policisë Metropolitane dhe neve, pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II”, thuhet në komunikatën e Arsenalit./Demokracia.com/

Të ngjashme