Lajme
Shtyhet ndejza e dritave për festat e fundvitit në Prishtinë
Demokracia
17:28 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkaqe teknike do të shtyhet ndezja e dritave për festat e fundvitit në sheshin “Xhorxh Bush”. 

Ndezja e dritave në shesh dhe hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit, ishte paraparë të hapej këtë të martë, por problemet teknike e bën që të shtyhet për të mërkurën e 14 dhjetorit.

“Me keqardhje ju njoftojmë se për shkaqe teknike hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit do të shtyhet. Ju mirëpresim nesër, më datë 14 dhjetor 2022, në ora 17:00, në sheshin “Xhorxh Bush. Ejani të festojmë së bashku me performanca muzikore nga Kori i Fëmijëve “Okarina” dhe “String String”, thuhet në njoftimin e komunës./demokracia.com

Të ngjashme