Lajme
Shtyhet edhe mbajtja e festivalit “Pri Fest”
Demokracia
12:51 | 16 Qershor 2022

Share:

Festivali i filmit “Prishtina International Film Festival” i cili ishte paraparë të mbahej në Prishtinë në muajin korrik është shtyrë për në muajin gusht.

Përfaqësues të këtij festivali përmes një komunikate për media kanë njoftuar se edicioni i 14-të i PriFest do të mbahet nga 23 deri në 28 gusht.

“Edicioni i 14-të i këtij festivali i planifikuar te realizohet  ne korrik, është shtyre dhe do të mbahet me 23-28 gusht. Për detaje të tjera do t’ju informojmë me kohë”, thuhet në komunikatë.

Festivali tjetër “Sunny Hill” që ishte paraparë të mbahet në gusht në kryeqytet është zhvendosur në Tiranë.

Kurse festivali i birrës “Beerfest” që pritej të mbahej në qershor është anuluar.

Të ngjashme